Në konferencën e Sigurisë në Mynih do të marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama. Ai do të ketë një takim me Kryeministrin e landit të Bavarisë, Markus Zeder si dhe me drejtues organizatash dhe kompanish, që veprojnë në fushën e sigurisë kibernetike dhe asaj globale.

Rama do të jetë pjesë e panelit me temë “Përtej konfliktit: Vlerësimi i rrugëve dhe pengesave për paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme” bashkë me kancelarin e Austrisë dhe ministrin e jashtëm të Arabisë Saudite.

Kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm edhe në panelin me temë “Zgjerimi i BE” , së bashku me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickosk, Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola dhe Komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin Marta Kos.

Klan News