Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar qytetarët se nuk do të ketë më këshillime nëse do të shkelin rregullat për dalje nga shtëpia pa autorizim, në kuadër të masave të marra për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Bashkangjitur një videoje të policisë, Rama njofton se aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për Pazar, është funksional dhe se nuk do të ketë më tolerime, por do të aplikohen masat administrative nëse qytetarët do të kapen duke lëvizur pa leje.
“Aplikacioni për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për pazar është plotësisht funksional. Nga nesër nuk ka më këshillime për shkelësit!” /tvklan.al