Ndonëse gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është kritike pasi ai është diagnostikuar me penumoni të dyfishtë, nata ka qenë e qetë për të në spital.

Kjo saqrohet në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani, por nuk jepen më shumë detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Pneumonia e dyfishtë është një infeksion serioz i të dy mushkërive që mund t’i inflamojë dhe dëmtojë ato, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen. Infeksioni i Papës është “kompleks” dhe i shkaktuar nga dy ose më shumë mikroorganizma.

Mësohet se Papës i është bërë një skaner për monitorimin e pneumonisë së dyfishtë rezultatet e së cilës priten në orët në vijim.

88-vjeçari vazhdon të jetë i shtruar në spital që prej 14 Shkurtit. Ky është qëndrimi i tij më i gjatë në spital gjatë papatit të tij gati 12-vjeçar.

Në orët e fundit u përhap lajmi në mediat italiane për mbërritjen në Romë të motrës së Papës, Maria Elenës. Kishte nga ata që e interpretuan këtë ngjarje si sinjal negative, por nipi i Papës e mohoi lajmin.

Klan News