Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italiane,

Corriere della Sera

ka thënë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Ndërsa përsa i përket opozitës, Rama thotë se  është në krizë.

Rama, shkruan Corriere, nuk i ka mohuar problemet e vendit, në lidhje me korrupsionin po edhe trafikimimimin e lëndëve narkotike, por qeveria e tij, po bën atë që askush nuk ka pasur guximin ta bëjë më parë.

“Qeveria ime po bën atë që askush tjetër nuk ka pasur guximin të bëjë për të eliminuar këto sëmundje nga shoqëria”.

Intervista e plotë

Kryeministër, organizatat ndërkombëtare theksojnë nivelin shqetësues të korrupsionit në Shqipëri…

Edi Rama: Se në Shqipëri ka korrupsion kjo nuk ka diksutim. Por mund të them gjithashtu se kjo qeveri po bën çmos për ta çrrënjosur atë.

Po, por ju keni qenë kreu i qeverisë për pesë vjet e gjysmë.

Edi Rama: Më lejoni të them se jemi të përkushtuar maksimalisht në Reformën në Drejtësi si kurrë më parë dhe në po luftojmë aq shumë kundër korrupsionit dhe po punojmë fort që administrata publike të jetë imune ndaj ryshfeteve.

A po arrin sukses?

Edi Rama: Është e qartë se është një luftë e gjatë, rezultatet nuk mund të vijnë menjëherë.

Të dhënat makroekonomike tregojnë se papunësia po bie, madje edhe tek të rinjtë. Por në mesin e të rinjve a ka pakënaqësi ?

Edi Rama: Sot, Shqipëria tregon të dhëna shumë pozitive, vetëm lexoni shifrat e Bankës Botërore. Kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi më persona të papunë ose kemi zgjidhur problemet e të rinjve, por kjo do të thotë që ne jemi në rrugën e duhur.

Një tjerër “plagë” është dhe ajo e gjyqtartëve që japin vendime në këmbim të ryshfetit. Çfarë po bën?

Edi Rama: Ajo që askush nuk e ka pasur guximin të bëjë në vend dhe në Ballkan, siç e thekson  dhe Bashkimin Evropian. Ne po kryejmë një reformë që i heq magjistratët dhe gjykatësit e korruptuar nga gjykatat.

Një problem tjetër është trafikimi i drogës që vazhdon të jetë i përhapur në pjesë të ndryshme të vendit.

Edi Rama: Nuk mund ta mohoj. Por vetëm pak ditë më parë Policia Italiane  paraqiti raportin e vitit 2018 mbi luftën kundër kanabisit në Shqipëri dhe rezultatet janë spektakolare për sa i përket fenomenit që po luftohet nga qeveria ime.

Protesta e studentëve e disa javëve më parë ju bëri të ndryshoni disa ministra të qeverisë tuaj. Kjo do të thotë se ai manifesitim pati ndjeshmëri?

Edi Rama: Ishte një sfidë e sinqertë, ku studentët e universiteteve protestuan ndaj problemeve të vërteta. Kjo është arsyeja pse ne i dëgjonim dhe u përpoqëm të pranonim kritikat e tyre.

Demonstrata e së shtunës dhe sulmi ndaj ndërtesën e kryeministrisë është pasyqyryar në të gjitha mediat botërore. Çfarë po ndodh në Shqipëri?

Edi Rama: Asgjë nuk po ndodh. Dhe nëse ka ndonjë gjë ajo është opozita e cila është në krizë që nuk është në gjendje të sfidojë qeverinë politikisht. Kjo pakicë është më e dobët se zgjedhjet e vitit 2017. Nëse nesër do të kishte zgjedhje ata do të merrnin më pak vota.

Por, opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike ju drejton akuza të forta, si blerja e votës,  korrupsion, madje shkon deri aty duke ju akuzuar se keni lidhje me krimin e organizuar.

Edi Rama: As nuk i përgjigjem këtyre akuzave. Unë jam i shqetësuar vetëm sepse kjo politikë e hedhjes së baltës nuk i ndihmon ata dhe as vendin. Shpresoj që sa më shpejt t’i thërrasin arsyes.

Opozita bën thirrje për dorëheqjen e tij. Çfarë do të bëni?

Edi Rama: As nuk e çoj ndërmend. Kam një mandat të qartë nga populli, kemi një mazhorancë në Parlament dhe në fund unë kam detyrimin përballë bashkëkombësve të mi. Nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e minorancës parlamentare. I vetmi detyrim është kontrata me popullin shqiptar, që na ka dhënë votën për të qeverisur.

Pra, pas asaj që ndodhi të shtunën, sipërmarrësit italianë dhe të huaj nuk duhet të kenë frikë nga asgjë?

Edi Rama: Jo. E vetmja gjë që ka bërë protesta e opozitës ishte t’i jepte Shqipërisë një imazh negativ me një dhunë absurde, por me një rezultat zhgënjyes. Pasoja e vetme konkrete ishte shkatërrimi i një vepre arti, një kërpudhë, të cilën e kisha instaluar në oborrin e Kryeministrisë. 

/tvklan.al