Kalimi në Meksikë ka sjellë rilindje për Sergio Ramos. Spanjolli shënoi golin e tretë në po kaq sfida me Monterrey, për të festuar në mënyrën më të mirë të mundshme takimin numër 1000 si profesionist.
Një gol që kurorëzon këtë ngjarje jubile në aspektin personal për Ramos, por që nuk vlejti aspak për meksikanët, të cilët u eliminuan nga Champions League e zonës amerikane. Penallti perfekte nga ana e qendërmbrojtësit, por me shifrat e përgjithshme 3-3 në raundin tjetër u kualifikua Vancouver.
Gjithsesi, ajo që vlen për Ramos është fakti që me Monterrey ka gjetur, jo vetëm formën më të mirë, por edhe golat. Si asnjëherë më parë, spanjolli ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit ku ka qenë në fushë.
Ramos ka marrë vlerësime maksimale nga ana e tifozëve, duke i vendosur edhe epitetin “magjistari”.
Dy herë kampioni i Europës dhe një herë i Botës u bashkua me Monterrey në merkaton e dimrit për të cilën ka firmosur me një vit.
Forma e mirë mund të bëj që ish-kapiteni i Real Madrid të rinovojë edhe me një tjetër sezon në Superligën meksikane, një kampionat që tenton të firmos me yje të futbollit botëror.
Klan News