Firma në Superligën meksikane ka rilindur Sergio Ramos. Mbrojtësi vijon të lë gjurmë në radhët e Monterrey, teksa ka shënuar golin e dytë në po kaq sfida.

Një ekzekutim perfekt me kokë prej 38-vjeçarit që ka dërguar sinjale pozitive edhe për tifozët. Pavarësisht moshës, shumë nuk besonin te Ramos, por tashmë me dy gola në po kaq sfida, cilësitë e spanjollit janë të dukshme. Këtë e konfirmon edhe festimi i mbrojtësit, i cili me gjeste bëri shenjën e komunikimit me telefon.

Ramos ka marrë vlerësime maksimale nga ana e tifozëve, duke i vendosur edhe epitetin “magjistari”.

Dy herë kampioni i Europës dhe një herë i Botës u bashkua me Monterrey në merkaton e dimrit për të cilën ka firmosur me një vit.

Forma e mirë mund të bëj që ish-kapiteni i Real Madrid të rinovojë edhe me një tjetër sezon në Superligën meksikane, një kampionat që tenton të firmos me yje të futbollit botëror.

Klan News