Vitaminat janë pjesë e pandashme e konsumit ditor për njerëzit, të cilët përmes tyre, arrijnë të marrin përfitime të rëndësishme shëndetësore.

Ato shërbejnë si një formë diete, me qëllim mbajtjen e trupit në gjendje optimale dhe se mungesa e përdorimit të tyre mund të shkaktojë funksionim jo të rregullt të trupit në rutinën e përditshme.

Doktorët thonë se prania e vitaminave e bën më efikase jetën duke i mbajtur njerëzit në formën e duhur, duke u ndalur specifikisht tek vitamina B12 e cila ndihmon organizmin të reagojë pozitivisht gjatë ditës. Ata konstatojnë dhe disa nga simptomat që shfaqen kur kjo vitaminë nuk konsumohet rregullisht.

“Nëse po përjetoni simptoma si humbja e kujtesës (harresa), ndjesi të lodhjes, ndiheni të dobët fizikisht, ndjeni shpim gjilpërash në duar ose këmbë, këto vijnë si pasojë e mungesës së vitaminës B12 në trupin tuaj”, thotë fillimisht doktori.

Ai vijon më tej duke thënë se mungesa e konsumimit të kësaj vitamine ndodh kur nuk ushqehesh mjaftueshëm me këtë suplement, ose kur trupi nuk e përthith nëse nuk konsumohet në mënyrë të rregullt.

Sipas doktorit, vitamina B12 zëvendëson përfitimet ushqyese tek njerëzit të cilët nuk kanë mjaftueshëm ushqime që këtë vitaminë ta përfitojnë në mënyrë natyrale.

Efektet që sjell mungesa e vitaminës B12

Shenjat që jep mungesa e konsumimit të vitaminës B12

“Simptomat kryesore përfshijnë ato fizike, neurologjike dhe psikologjike. Ato mund të zhvillohen ngadalë në trupun e njeriut dhe mund të përkeqësohen me kalimin e kohës. Sigurisht, tek disa njerëz mund të mos jepen efekte të menjëhershme, pavarësisht se kanë mungesë të theksuar të vitaminës B12 në trupin e tyre”, shprehet doktor O’Donovan.

Më konkretisht, kur përballemi me mungesën e kësaj vitamine, efektet më të shpeshta janë ndjesia e lodhjes, përzierje stomaku, diarre, humbje oreksi dhe si rrjedhojë mund të humbasim peshën, dhimbje të gojës si dhe ndryshimin e ngjyrës së lëkurës që merr pamje të verdhë.

Ndaj, doktori këshillon që për të patur një ditë plot energji dhe trupi të përballojë të gjithë ngarkesën ditore, kjo vitaminë duhet të marrë vëmendje që i takon.

/tvklan.al