Mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, ndërsa u prezantua te skuadra meksikane e Monterrey-t.
Ish-ikona e Real Madridit, që kishte mbetur pa klub pas largimit te Sevilla në verën e kaluar, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me meksikanët. Ramos nuk ka luajtur një ndeshje si profesionist që nga Maji i vitit 2024, por kur të luajë sfidën e parë me ekipin meksikan, fanella që do të mbajë, do të ketë një simbolikë që e lidh me Real Madridin.
Mbrojtësi ka zgjedhur që të veshë numrin 93 për të kujtuar golin e minutës së 93, që shënoi për të barazuar finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2014 kundër rivalëve Atlético de Madrid. Kjo i dha mundësi “Los Blancos’ që të ngrinte trofeun e shumëlakmuar për herë të 10-të në historinë e klubit.
Ramos ka fituar shumë tituj kampionë me Real Madridin, duke u bërë një ndër lojtarët më të titulluar. Ai konsiderohet si një ndër mbrojtësit më të mirë të periudhës moderne.
Ai me Spanjën ka fituar një Kupë Bote, një Kampionat Europian dhe Ligën e Kampioneve.
Monterrey shpreson që eksperienca e tij do të ndihmojë ekipin që të jetë më kompetitiv për tituj.
Klan News