Policia e Korçës vijon hetimet për të identifikuar të riun që mbrëmjen e së shtunës hyri me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në qendër të Korçës.

Siç raporton gazetarja Daniela Zisi, ai nuk bëri asgjë tjetër përveç… disa fotove.

Kërkimet e policisë janë shtrirë jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në zonat e tjera të qarkut. Ndërsa fotoja e autorit është shpërndarë edhe në drejtoritë e policisë të qarqeve të tjerë.

Deri tani policia nuk ka mundur ta identifikojë të riun. Të dhënat e përfituara nga ekspertimi i kamerave të sigurisë të bankës, tregojnë që i riu ka goditur me këmbë derën e jashtme të bankës. Pasi ka hyrë brenda ka përdorur telefonin për të bërë foto.

Pas aktivizimit të sistemit të alarmit të bankës, i riu është larguar brenda pak minutash, pa mbërritur policia. Policia dyshon që autori mund të ketë qenë në gjendje të dehur.

Klan News