Një kompani private austriake ka dorëzuar në Bashkinë e Korçës një projekt për ndërtimin e qendrës së parë ë skive në vend, në Dardhë.

Projekti parashikon ndërtimin e pistës dhe të njësive të akomodimit dhe aktualisht është në fazën e pajisjes me lejet e ndërtimit.

Kryeministri, që këtë fundjavë ka zgjedhur të pushojë në Korçë pohon se projekti është gati të nisë e që sipas tij kjo qendër skish do të ndikojë drejtpërdrejtë në sektorin e turizmit dhe do të fuqizojë ekonominë e qarkut.

Rama flet me shifra për numrin e bujtinave dhe vizitorëve të Korçës.

Vitet e fundit Korça mirëpret një numër të lartë vizitorësh vendas dhe të huaj si në dimër ashtu dhe në verë.

Tv Klan