Pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë njerëz të heqin dorë nga jeta e tyre normale pasi shumë gjëra u kufizuan. Të prekur nga kjo situatë janë padyshim edhe fëmijët edhe pse konsiderohen si një nga fashat më pak të rrezikuar.

Së fundmi në internet është bërë virale një video e një fëmijë, i cili ribashkohet me shokun e tij të ngushtë disa muaj pas karantinës. Siç shihet në video, të dy trevjeçarët nuk e kanë idenë që do ta takojnë njëri tjetrin.

Reagimi në momentin kur ata shohin njëri-tjetrin për herë të parë pas disa muajsh është prekës. Ata vrapojnë dhe përqafohen. Mësohet se dy vogëlushët janë takuar që para dy vitesh kur frekuentonin të njëjtën çerdhe. Dhe që prej atëhere janë bërë miq të ngushtë./tvklan.al