Pas regjistrimit të një tjetër rasti me murtajën e derrave, është futur në karantinë për 21 ditë e gjithë zona e Ishull Lezhës. Rasti i dytë u zbulua në një nga fermat e kësaj zone me rreth 130 krerë derra.
Shërbimi veterinar po bën asgjesimin e derrave të ngordhur e më pas edhe groposjen e tyre.
Përfaqësues të Shërbimit Veterinar bëjnë thirrje ndaj konsumatorëve që të tregohen të kujdesshëm që të mos blejnë mish derri në ato tezga që nuk kanë certifikatën e veterinerit.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thotë se ferma ku kanë ngordhur derrat dhe ku është vënë nën mbikëqyrje veterinare është në zonën e survejancës 10 km me vatrën e parë në malin e Rrencit.
Murtaja Afrikane e Derrave nuk është një sëmundje që prek njeriun, mirëpo ajo mund të shkaktojë dëme të madhe për ekonominë.
ISHP thotë se deri tani nuk ka asnjë rast të transmetimit të sëmundjes nga kafsha tek njeriu, apo nga derrat në kafshë të tjera.
Megjithatë masat e kontrollit dhe të karantinimit të zonës janë shumë të rëndësishme për minimizimin e ngordhjeve të tufave.
Tv Klan