Reali i Madridit ka fituar 3-2 dje në mbrëmje ndaj Barcelonës. Në një ndeshje spektakolare madrilenët kanë arritur të përmbysin rezultatin ndaj katalanasve duke hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion
Ndeshja nisi më mirë për Barçën, që kaloi në epërsi me Kristensen pas vetëm gjashtë minutave lojë.
Në minutën e 18-të Lucas Vazquez, lojtari më i mirë në fushë, fitoi një 11 metërsh që u kthye në gol nga Vinicius. Në pjesën e dytë Barça mori sërish epërsinë me golin e Lopez, para se Lucas të barazonte. Në momentet e fundit të sfidës Bellingham shënoi golin e fitores për madrilenët.
Me 81 pikët e arritura Reali thellon epërsinë në krye, duke e dërguar në 11 distancën me Barçën ndjekëse.
Klan News