“Los Blancos” do të presin Celta Vigon, ndërsa kryesojnë kampionatin me 66 pikë
Real Madridi do të ketë një test të vështirë në La Liga kundër Selta Vigës në “Santiago Bernabéu” të dielën. “Los Blankos” kanë pesë pikë më shumë se sa Barcelona në vend të dytë.
Ekipi i Ançelotit barazoi në ndeshjen e fundit në La Liga në “Mestaja” kundër Valencias, duke shkuar në 21 takime radhazi si të pampshtur. Selta Vigo mundi Almerían 1-0 në shtëpi në ndeshjen e tyre të fundit në La Liga.
Ekipi ka shënuar 30 gola dhe ka pësuar 39 në 27 ndeshje të kampioantit, e luftojnë për një vend në Ligën e Konferencës. Në sfidën e fundit mes tyre, Reali fitoi 1-0 në “Abanka-Balaídos” falë golit të Bellingam.
Selta Vigo është në kërkim të suksesit të parë në kampionat ndaj Los Blankos që nga maji I 2014. Në total, Reali ka 61 fitore kundër 18 të Seltas.
Bellingham ka qenë i pazëvendësueshëm për galaktikët këtë sezon. Ai është golashënuesi më i mirë i klubit me 16 gola. Lojtari më produktiv i Selta Vigos është Jorgen Strand Larsen, që ka shënuar nëntë herë.
Klan News