Pakësohen ndjeshëm kandrrat në SHBA. Rreziku që vendi të ngelë pa këto krijesa të bukura e të dobishme është i lartë sipas një studimi të publikuar në revistën Science.

Duke analizuar të dhënat e 76 mijë vëzhgimeve në kuadër të 35 programeve, kërkuesit kanë vërejtur se popullsitë e 100 fluturave nga 342 specie është përgjysmuar dhe 22 prej tyre kanë pësuar humbje më të larta se 90%, e thuajse janë në zhdukje.

Fluturat kanë rol shumë të rëndësishëm në ekosisitemet natyrore, sikurse për ekonominë, veçanërisht në procesin e pjalmimit. Një ndër shkaqet kryesore të reduktimit të tyre është përdorimi i gjerë i pesticideve në bujqësi.

Kjo është analiza më e plotë e realizuar deri më sot mbi gjendjen dhe shëndetin e fluturave, një census që ka marrë në konsideratë statistikat e 20 viteve të fundit, si nga kërkime lokale ashtu edhe me gjerë.

Vërehet se reduktimi i numrit të fluturave është me e theksuar ne zonat jugore të SHBA, ndërsa konstatohet se ka shtim në zonat verilindore, por mesatarja padyshim është në humbje të madhe te numrit të përgjithshëm.

Jo të gjitha speciet janë në rrezik, por në mënyrë kompleksive në 20 vite, 22% rezulton të jetë reduktimi i numrit të tyre.

Klan News