Koleksioni i markës prestigjioze “Chanel” pranverë/verë 2022 këtë vit nisi me modelen Charlotte Casiraghi, e cila qëndronte mbi një kalë.Shtëpia e modës së shpejti synon që të kapë nivelet e fitimit të vitit 2019 me koleksionin e ri.
Kërkesa e fortë ka çuar në rritje të jashtëzakonshme çmimesh, me disa stile klasike të çantave, tani me një çmim më të lartë se në muajt e parë të 2020-s.I ndjeri Karl Lagerfeld, i cili preferonte festat madhështore, me siguri do ta kishte adhuruar hyrjen me kalë në pasarelën e “Chanel”-it për këtë vit.
Megjithatë, Virginie Viard, e cila mori drejtimin e Chanel-it tri vjet më parë, ka sjellë ide inovative.Seti elegant me të gjitha veshjet u krijua nga artisti francez Xavier Veilhan.Për drejtoreshën artistike të ”Chanel”-it, Viard,koleksioni është një frymëzim pak nga vitet ’20, me pendët dhe thekët.
Klan News