Moderatorja e njohur Fatma Methasani ka festuar 26-vjetorin e saj duke organizuar një festë me miqtë dhe njerëzit e saj më të afërt. Si dhuratë për ditëlindje ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj Alfio.
Momentin e propozimit të dy e kanë ndarë nëpër rrjetet sociale. “Ajo tha po” ishte mbishkrimi i Alfios në fotot e postuara në Instagram, ndërsa Fatma shkruan “Gëzuar për PO-në e përjetshme!”

Në foto Alfio shihet i ulur në gjunjë duke i drejtuar unazën Fatmës e cila nuk ngurroi t’i thoshte po.

Rikujtojmë se Fatma dhe Alfio janë në një lidhje dashurie prej vitesh dhe kanë sjellë në jetë djalin e tyre Noah. /tvklan.al

