9 nëntori ka qenë një ditë e veçantë për Vjollca Xhungën apo siç e njohim, znj. Vjollca e programit “Shije Shtëpie”  në Tv Klan. Ajo ka festuar ditëlindjen, por sigurisht s’mund të mungonte një surprizë në programin që ajo gatuan çdo ditë me shumë dashuri recetat e saj. Ndërsa shpjegonte recetën e ditës, gazetarja Ermelinda Ndoja hyri në program me tortën e ditëlindjes.

Ndërsa po e uronin, Katerina Trungu nuk preferoi t’ia zbulonte moshën, por tha se çdokush mendon se është të paktën 10 vite më e re. Megjithatë, znj. Vjollca tha se këtë vit festoi 69 vite me zemrën e shpirtin plot.

Vjollca Xhunga: Në mot që kam përvjetorin, edhe po mos të jem këtu, ju do të më ftoni atë ditë të gatuaj.

Katerina Trungu: Ti do të jesh këtu dhe do të bëjmë ‘party’ atë ditë! Atë ditë do të bëjmë festë të madhe, jo thjesht tortë dhe këngë. Atë ditë çuna do të kërcejmë!

Vjollca Xhunga: Unë nuk e kam për turp të tregoj moshën. Unë bëra 69 vjeç sivjet dhe mot kam 70-vjetorin. Shpirtërisht jam njeriu më i pasur që mund të ecë në rrugë, paratë nuk kanë rëndësi. Unë kam nipër, kam mbesën, kam djalin, kam vajzën, e kam shtëpinë plot. E kam zemrën plot!/tvklan.al