Ekspertet: Në kryeqytet kanë pësuar rritje të madhe edhe qiratë
Pavarësisht vështirësive financiare të qytetarëve, çmimet e apartamenteve në kryeqytet janë rritur vazhdimisht. Sipas ekspertit, Ervin Demirxhiu rritja e kostos së materialeve të ndërtimit ka ndikuar edhe tek çmimet e shitblerjeve.
“Çdo vit shikojmë një rritje ndoshta 10,15, 20% varet sipas zonave. Por edhe këtë vit nuk bëhët një përjashtim nga rritja e çmimeve. Ka qenë një rritje e vazhdueshme. Fillon që me fillimin e luftës që u rritën kostot e ndërtimit. Po marrim për referencë Astirin, nëse vjet ne mund të merrnim me 900 dhe me 1000 sot nuk e marrim dot pa 1100 apo 1200, po flasim për ndërtimet e reja gjithmonë. Kjo është shkas i rritjes së kostove të ndërtimit”, është shprehur Ervin Demirxhiu, ekspert i tregur imobilar.
Paralelisht rritje kanë pësuar edhe çmimet e qirave, në zona më të lakmuara të kryeqytetit ato variojnë nga 350 Euro deri në 3000 Euro.
“Nëse vjet mund të gjenim tek Komuna e Parisit 1+1 edhe me 300 Euro, këtë vit nuk po e gjejmë as me 350 Euro. Apartamentet luksi mund të kapin 2000 apo 3000 Euro në muaj apo dhe më shumë”, ka thënë Demirxhiu.
Klan News