Shqetësimet e demokratëve në lidhje me presidentin amerikan Joe Biden janë thelluar teksa brenda partisë janë rritur zërat që ai të tërhiqet.

Një në tre demokratë amerikanë mendon se kreu i Shtëpisë së Bardhë duhet të largohet nga kandidimi për president në zgjedhjet e 5 Nëntorit. Sipas një sondazhi nga Reuters/Ipsos, thuhet se asnjë nga figurat e tjera të demokratëve nuk mund të bëjë më shumë se Biden në garën përballë republikanit Donald Trump.

Zërave kundër presidentit amerikan i është bashkuar edhe kongresmeni demokrat nga Teksasi, Lloid Doget, i cili kërkon një tjetër kandidat. Gjithnjë e më shumë demokratë po zhgënjehen me Biden, duke u nxitur edhe nga performanca e dobët në debatin e 27 Qershorit ku u rritën shqetësimet rreth moshës së tij.

Mediat amerikane citojnë së fundi Joe Biden të jetë shprehur se performanca e dobët në debatin me Trampin ishte për shkak të lodhjes pas një udhëtimi të gjatë me avion. Sipas Reuters, e vetmja që mund t’i krijojë telashe Trumpit është Mishel Obama, ish-zonja e parë, e cila rezulton me një mbështetje 50% me 39% nëse do të përballej me të. Megjithatë, Mishel Obama e ka hedhur poshtë çdo mundësi për të kandiduar për presidente.

Klan News