Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Amerika

Afganët e Shëngjinit, të zhgënjyer nga Trump

“Vendimi në lidhje me pezullimin e programit të refugjatëve për  3 muaj nga Presidenti i SHBA Donald Trump nuk është pritur mirë nga shtetasit afgan të strehuar në Shëngjin. Ata i kërkojnë Trump që t’iu vijë në ndihmë sepse pa ndihmën e Amerikës e ardhmja e tyrë është në rrezik”, raporton gazetari i Tv Klan,...

Janar 24, 2025

Stuhia e rrallë e dëborës godet jugun e SHBA-së, raportohet për 4 viktima

Një stuhi e rrallë dimri ka sjellë dëborë dhe ngrica në një pjesë të jugut të SHBA-së që është bërë shkak për mbylljen e autostradave dhe aeroporteve në Teksas. Gjithashtu, është lëshuar një paralajmërim për stuhi në Luizianën jugperëndimore. BBC News raporton se si pasojë e ekspozimit ndaj të ftohtit, 4 persona kanë humbur jetën...

Janar 22, 2025

Shtëpia e Bardhë: Si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve

Kur Donald Trump të betohet si Presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash në prapaskenë. Për rreth gjashtë orë, sendet personale të Presidentit në largim Joe Biden dhe familjes së tij do të hiqen nga rezidenca ekzekutive. Në momentin që Joe Biden largohet nga Zyra Ovale për...

Janar 20, 2025
Presidenti i SHBA, Joe Biden

Biden: Amerika “u bë më e fortë” falë politikës sonë të jashtme

Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jashtme, në një fjalim gjithëpërfshirës, vetëm një javë përpara se të largohet nga detyra. Ai renditi argumentet se përse duhet vazhduar me të njëjtën qasje, vetëm disa ditë përpara rikthmit në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili është zotuar...

Janar 14, 2025

Aneksimi i Groenlandës, deklarata e Trump nxit reagime

Planet e Donald Trump-it për të aneksuar Groenlandën, Kanadanë apo Kanalin e Panamasë po trazojnë marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me aleatët.Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Amerikan të Shtetit në ikje, Antony Blinken, reagoi sikur po i kundërpërgjigjej një armiku dhe jo një aleati. “Është territor...

Janar 8, 2025

Çfarë i shqetëson amerikanët para zgjedhjeve?

Teksa kanë mbetur më pak se një javë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, votuesit në Michigan shprehin frikën e tyre përpara 5 Nëntorit. “Unë mendoj se frika ime më e madhe në këto zgjedhje është se a do të jemi më të bashkuar? Ne po humbasim bashkimin tonë të shteteve dhe kjo më frikëson. Dhe...

Nëntor 1, 2024
Ervin Demo, kryetari i bashkisë Berat

Hotelet në Berat të rezervuara edhe në Tetor, Demo: Turistët edhe nga kontinente të largëta

Berati është kthyer tashmë në një qytet me turizëm 12-mujor. Ndonëse sezoni veror ka përfunduar, interesi nga turistët vijon që të jetë i lartë.  Sipas kryetarit të bashkisë, Ervin Demo, hotelet e qytetit janë të rezervuara edhe në këtë periudhë. Turistët janë nga shtete të ndryshme, përfshirë edhe kontinente të largëta si Amerika apo Australia....

Tetor 13, 2024

Papa Francesku kritikon Trump dhe Harris

Papa Francesku është i pakënaqur me të dy kandidatët për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pyetur në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA gjatë fluturimit të tij nga Singapori për në Romë, Ati i Shenjtë kritikoi Donald Trump dhe Kamala Harris për qëndrimet që ata kanë mbajtur për dy çështje të rëndësishme...

Shtator 14, 2024

Ekspertët amerikanë për ngërçin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Muajt e fundit, Serbia është angazhuar me dy shtetet kryesore të Bashkimit Evropian për arritje të marrëveshjeve strategjike. Disa ekspertë e kanë interpretuar gatishmërinë e vendeve të Perëndimit për të bashkëpunuar me Serbinë, si shembull të përpjekjeve për ta joshur atë larg orbitës së Rusisë. Por dy profesorë amerikanë, njohës të zhvillimeve mes Kosovës dhe...

Gusht 7, 2024

Rriten shqetësimet e demokratëve për Joe Biden

Shqetësimet e demokratëve në lidhje me presidentin amerikan Joe Biden janë thelluar teksa brenda partisë janë rritur zërat që ai të tërhiqet. Një në tre demokratë amerikanë mendon se kreu i Shtëpisë së Bardhë duhet të largohet nga kandidimi për president në zgjedhjet e 5 Nëntorit. Sipas një sondazhi nga Reuters/Ipsos, thuhet se asnjë nga...

Korrik 3, 2024