Prodhuesit: Në krizë shitja e perimeve
Tregtarët e shumicës së fruta-perimeve në Lushnje thonë se po kalojnë një kohë krize. Sipas tyre produktet më të kërkuara janë ato të importit, ndërsa kërkesat për ato vendase janë të pakta sa në shumicën e rasteve prodhuesit kthejnë mbrapsht ngarkesën e pa shitur për ditë të tëra.
Pandemia botërore ka analizuar edhe mënyrën e të ushqyerit tek njerëzit, ndaj frutat janë produkti më i kërkuar. Agrumet renditen të parat, por tregu vendas nuk plotëson kërkesat sepse që prej Nëntorit malli ka mbaruar. Edhe importi është vënë në vështirësi sepse mungon krahu i punës.
Përveç tregut të shumicës, në Lushnje janë edhe 36 pika të grumbullimit të produkteve bujqësore, por që kanë shënuar ulje të kapacitetit të punës.
Tv Klan