Përdorimi i automjeteve elektrike është shtuar ndjeshëm në Shqipëri. Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor tregojnë se flota e mjeteve totalisht elektrike deri në fund të Tetorit shkoi në 5777, në krahasim me Tetorin e vjetshëm ka një rritje me 74%.

Një trend i tillë po reflekton prirjen pozitive drejt alternativave më miqësore dhe të qëndrueshme me mjedisin.

Vetëm përgjatë periudhës Janar-Tetor janë regjistruar për herë të parë rreth 2500 mjete elektrike, një rritje kjo me 82% krahasuar me vjet.

Sipas shifrave zyrtare rreth 17% e mjeteve me 0 km të regjistruara në muajt Janar-Tetor këtë vit janë elektrike.

Trendi drejt autoveturave të së ardhmes ka rezultuar pozitiv që prej vitit 2020, kohë kur u hoq tvsh në doganë për importin e autoveturave elektrike të reja.

Impakti Ambiental përllogaritet në 3.3 miliardë kg dioksid karboni më pak të lëshuara në atmosferë. Si rredhojë ka më shumë se 110 mijë pemë më të pastra.

Tv Klan