Asnjë fëmijë nuk mund të birësohet pa urdhrin e gjykatës, po ashtu edhe pranimi i fëmijëve të braktisur në institucione shtetërore, nuk mund të bëhet pa këtë vendim. Ky është një nga kriteret që ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale e ka vendosur për procesin e birësimit, i cili vitet e fundit ka njohur shifra në rritje.
Mihal Naço: “Janar-Nëntor 2008, janë bërë gjithsej 30 birësime. Nga shërbimet tona rezidente dhe 20 birësime janë bërë nga Organizatat Jo Qeveritare. Është ngritur dhe funksionon grupi i përbashkët i inspektorëve të komitetit shtetërore të shërbimeve dhe të shërbimit social shtetëror, për realizimin e monitorimit të gjithë procesit birësues.”
Sipas ligjit të birësimit 6 muaj pas braktisjes së fëmijës nga prindërit biologjik, fillojnë procedurat ligjore për shpalljen e fëmijës me vendim gjykate si fëmijë i braktisur dhe nis në të njëjtën kohë proceduara e birësimit, në këtë praktikë ligjore kalojën mesatarisht 50-70 fëmijë në vit./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami