Që prej 1 janarit të këtij viti Shërbimi Social Shtetëror ka futur në skemën e ndihmës ekonomike 963 familje të dëmtuara nga përmbytjet në 8 komunat e Shkodrës. Drejtori i përgjithshëm i këtij shërbimi shprehet se ndihma e menjëhershme për këto familje është mundësuar pa kërkuar asnjë shtesë në buxhet.

Mihal Naço: “Nga 1731 familje të përmbytura 23 prej tyre kanë qenë edhe më parë të trajtuara nga skema e ndihmës ekonomike. Futen në skemën e ndihmës ekonomike për muajin janar 936 familje të reja të cilat do trajtohen nga skema e ndihmës ekonomike pas asnjë shtesë në buxhetin e shtetit, sepse buxheti i shtetit për ndihmën ekonomike për 2010 është parashikuar në rritje.”

Aktualisht në të gjithë Qarkun e Shkodrës trajtohen me ndihmë ekonomike, rreth 16 mijë familje./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami