Një nënë frikësohet për jetën tashmë pasi zbuloi se implantet në gjoks e kanë helmuar për më shumë se 10 vite.
Estelle Johnson shpresonte se operacioni i implanteve do t’i rriste vetëbesimin në 2009-ën. Megjithatë brenda muajve ajo beson se u “helmua” nga këto implante duke e lënë me disa probleme me zemrën, shikimin, zorrët, humbjen e shijes dhe dhimbje të vazhdueshme.
Pesha e 36-vjeçares nisi të lëvizte ndjeshëm dhe humbi 24 kilogramë në 2015-ën, ndërsa për ditë të tjera ajo dukej shumë e shëndoshë.
E reja ka pasur edhe simptoma të tjera që e kanë detyruar që të mos dilte nga shtëpia. Ajo ka kryer një betejë të madhe për të gjetur një kurë. Në Janar të këtij viti hoqi implantet dhe kirurgu i lidhi simptomat me “sëmundjen e implanteve të gjoksit”.
Tashmë Estelle është duke u rikuperuar, por ka frikë se kjo gjë mund t’i kthehet në kancer në të ardhmen./tvklan.al