Real Madrid mendon të blindojë Vinicius Jr dhe Jude Bellingham. Dyshja pritet të rinovojë kontratë të re me spanjollët, me presidentin Florentino Perez që kërkon të barazojë pagat e tyre me yllin e skuadrës Kylian Mbappe.

Sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, Real Madrid planifikon të shpërblejë mesfushorin anglez dhe sulmuesin brazilian me një rritje të konsiderueshme të fitimeve sezonale. Aktualisht ata fitojnë rreth 10 milionë euro në vit, ndërsa Mbappe ka 15 milionë euro në vit, që do të thotë se do të ishte një rritje pagash prej 50%.

Në rastin e Vinicius, ai do të shkojë në negociata verën e ardhshme me Los Blancos, mes interesit të madh për të nga Arabia Saudite, pasi marrëveshja e tij skadon në vitin 2027. Ndërkaq situata me Bellingham është më komode, pasi kontrata e zgjat deri në vitin 2029. Por, ndryshe nga Mbappe dyshja nuk do të marrin bonusin prej 100 milionë eurosh që francezi mori para se të firmos në Madrid.

Klan News