Në këndvështrimin e Gramoz Ruçit mesazhi që kryebashkiaku i Kavajës i ka nisur deputetit Ben Blushi nuk përbën kërcënim dhe nëse ai e vlerëson ndryshe Kryetari i Grupit Parlamentar socialist e këshillon të bëjë denoncim .
Ruçi dhe Vasili dy krerët e grupeve parlamentare të dy partive aleate të mazhorancës ndaluan të flisin për mediat pas takimit të Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Parlamentit Meta, ku ata bënin pjesë në vilën 30. Të dy pohuan se koalicioni është i unifikuar dhe mendon se Reforma në Drejtësi duhet të miratohet një orë e më parë, ndërsa i kërkuan opozitës t’i bashkohet këtij qëndrimi duke e votuar atë.
Ruçi tha se në takimin ku mori pjesë dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk u fol për zgjedhjet e pritshme në Bashkinë e Dibrës pas arrestimit të Shukri Xhelilit që pasoi video-skandalin e tij.
Tv Klan