Papa pro bashkimeve civile:”Homoseksualet kane te drejten e nje familjeje”!
“Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën e një familjeje. Askush nuk duhet të dëbohet, apo të ndihet keq për atë që është. Ajo çfarë ne duhet të krijojmë është një ligj për partneritetin civil. Në këtë mënyrë, ata do të jenë të mbuluar ligjërisht”, ka qenë deklarata e Papa Franceskut në filmin dokumentar që u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Romë ditën e djeshme.
Papa Francesku ka shtuar se e kishte mbështetur këtë më parë, duke iu referuar kohës kur ka qenë Arqipeshkv i Buenos Ajresit dhe ndonëse i kundërvihej martesave mes personave të të njëjti seks me ligj, mbështeste idenë e një lloj përkrahjeje ligjore për të drejtat e çifteve gay.
Kjo deklaratë e tij është komentuar në të gjithë botën duke ndarë opinionin në Pro dhe Kundra. Ai është falenderuar nga këngëtari Elton Johns dhe është quajtur hero aktorja Sharon Stone.
Për të disktuar rreth kësaj deklarate në emisionin Rudina në Tv Klan, kanë qenë të ftuar Pastori i Kishës “Ungjilli i Krishtit”,Akil Pano dhe ish-atletistja Klodiana Shala, ndërsa në një lidhje me Skype do jetë sipërmarrësi Elton Ilirjani dhe Xheni Karaj, aktiviste e të drejtave LGBTI e cila është karantinuar në shtëpi derisa të marrë përgjigjen e testit të Covid-19, pasi një i afërm ka rezultuar pozitiv. Pastori është shprehur se kjo deklaratë është keqkuptuar nga të gjithë, ndërsa Xheni dhe Eltoni shprehen se kjo deklaratë është revolucionare dhe historike.
Pastori Akil Pano: Deklarata e Papës është nxjerrë jashtë kontekstit, mund të duket si një lajm i mirë për komunitetin LGBT, por nëse e lexon deklaratën e tij nuk thuhet për legalizimin e martesave brenda të njëjtës gjini, por bëhet fjalë për një lloj mbrojtje që kisha dëshiron të japë përmes një shpallje të tillë publike në dimensionin e lidhjeve homoseksuale, flitet për një bashkëjetesë civile. Një ligj civil që do të krijojë mbrojtje financiare dhe sociale.
Rudina Magjistari: Papa është shprehur se edhe ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë për një familje.
Akil Pano: Çdo qënie njerëzore që vjen në këtë botë ka të drejtën e një familje sepse të gjithë lindin përmes një prindi si qënie njerëzore të drejtat tonë mbrohen nga kushtetuta ndërkombëtare. Ky është lajm sepse Kisha ka qëndruar stoike në dogmatizimin e linjës së saj të doktrinës që lidhjet kundër natyrës, nuk janë lidhje të cilat i bekon Zoti. /tvklan.al
Luran Ahmeti: Roli im ne serialin “Sulejmani i Madhërishëm”!
Në këtë pjesë të dytë do të kemi mundësi që të kemi nëpërmjet një lidhje në Skype një prej aktorëve shqiptar nga Maqedonia që është bërë i njohur edhe me rolet e tij në serialet turke. Madje së fundmi e kemi parë në serialin “Sulejmani i Madhërishëm” që është kthyer në një ndër serialet më të ndjekur dhe që transmetohet çdo ditë në Tv Klan.
Numëron rreth 170 episode me rolet e tij në 9 seriale turke, por gjithashtu ai është një aktor i dashur i teatrit të Shkupit.
Problemet qe shkaktojne maskat mbrojtese per COVID-19 ne lekure!
Mbajtja e maskës është kthyer tashmë në domosdoshmërinë e përditshmërisë sonë, një ndër aksesorët që nuk duhet të mungojë. E duket se pas urdhrit të mbajtjes së maskave edhe në rrugë, përdorimi i tyre është shtuar së tepërmi e pas kësaj ka patur edhe shqetësime si për frymëmarrjen ashtu edhe për lëkurën. Por, a shkakton probleme në lëkurë mbajtja e maskave? Në lidhje me këtë do të kemi të ftuar dermatologen, Eva Jorgaqi e cila do të na flasë pikërisht për problemet që mund të shkaktojë maska në lëkurën tonë dhe si duhet të kujdesemi ne që të mund të evitojmë këto problem.