#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Në muajin e 9 të shtatëzanisë, Fatma Haxhialiu rrëfen emocionet

Do e nisim programin sot me një të ftuar të veçantë, e cila gjithmonë ka tërhequr vëmendjen më flokët e saj kaçurrela. Pak muaj më parë, (në tetor) përmes një video ajo njoftoi se do të bëhet nënë për herë të dytë, pret një tjetër djalë, pas Kianit, djalit të madh që tashmë është 10 vjeç.

‘’Shkolla e sirenave’’/ një aventurë e mbushur kme aksion në botën nënujore

Do të ndalemi në këtë pjesë të tretë në letërsinë për fëmijë. Do të prezantojmë serinë e librave për fëmijë, “Shkolla e Sirenave” nga autoret: Julie Sykes dhe Linda Chapman, sjelle në shqip nga shtëpia Botuese “Ideart”. Një aventurë e mbushur me aksion në botën nënujore për lexuesit e vegjël. E ilustruar bukur gjatë gjithë librit dhe me një kopertinë me shumë xixa! Do të jemi me botuesen Anila Bisha, për të folur më gjatë…

Prof. Mehmet Salih Iyikesici, onkolog ekspert ndërkombëtar pranë spitalit Amerikan 1

Në këtë pjesë do të flasim për një temë mjaft të ndjeshme dhe të rëndësishme sa i përket shëndetit, atë të trajtimit të pacientëve onkologjikë. Sot do të bashkohet me ne një nga mjekët më të mirë, një emër i njohur në fushën e mjekësisë, Prof. Mehmet Salih Iyikesici, i cili ka një përvojë të gjatë dhe të suksesshme në trajtimin e pacientëve onkologjikë. Bashkë me të do të flasim për sfidat që përballen pacientët në fazat e avancuara, rolin e terapisë metabolike dhe projektet e rëndësishme që ky mjek ka realizuar, përfshirë bashkëpunimin me Spitalin Amerikan.