Kengetaret Ylli Baka dhe Era Rusi rrefejne ditet e tyre ne izolim!
Në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në Tv Klan ishin dy këngëtarët e njohur të publikur shqiptar. Këngëtarja energjike Era Rusi, e cila njihet për vokalin e saj të jashtëzakonshëm, dhe Ylli Baka, që është padyshim një nga zërat më të mirë të muzikës popullore shqiptare.
Era Rusi u shpreh se këtë periudhë izolimi e ka marrë si një kohë pushimi, por edhe si një moment për të hedhur vështrimin edhe nga familja.
Era Rusi: Unë në fakt i kam marrë si pushime, edhe nga nga psikologjike dhe une mendoj se të gjithëve na duhej pak pushim për të reflektuar. Mendoj që është momenti i duhur për të parë secili nga ne, edhe pak më shumë, për të hedhur vështrimin nga familjet tona sepse për shkak të punëve nuk kemi kaluar kohë. Na duhet të gjithëve për të marrë pak bateritë.
Nga ana tjetër, Ylli Baka shprehet se “nuk e kishim menduar se do qëndronim kaq gjatë në izolim, por kur të dalim jashtë do jemi akoma më të fortë”.
Ylli Baka: Në fillim mirë, por jo dhe kaq gjatë sepse të rrish dhe kaq gjatë në shtëpi është shumë. Por gjithsesi e kam shijuar edhe unë me fëmijët dhe të them të drejtën jemi kënaqur. Dhe ndoshta nuk e kishim marrë kurrë parasysh se mund të rrinim kaq, por s’ka problem na bën më mirë akoma, që kështu kur të dalim jashtë do jemi akoma më të fortë. /tvklan.al
Festa online per te argetuar femijet nga kllouni Zgjim Bylykbashi!
Kiara Tito rrefen ditet ne izolim dhe merakun per te atin!
Në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në Tv Klan ishte moderatorja mjaft e njohur Kira Tito. Ajo ndodhet në Tiranë, ndërsa familja e saj në Itali, madje babai i saj është mjek dhe ndodhet pikërisht në frontin e parë të luftës me COVID-19 aty.
Kiara u shpreh se emocionohet shumë kur flet për babin e saj, pasi është meraku i saj më i madh në këto kohë.
Kiara Tito: Emocionohem sa filloj të flas për tim atë, duke qenë se është meraku i më i madh gjatë kësaj kohe. Sigurisht që është në rrezik sepse është në kontakt të parë me të infektuarit, me të sëmurët. Ai merret në fakt me pjesën e respiratorëve, është teknik i respiratorëve. Dhe çdo ditë kur shkon në shtëpi, shkon me një mërzitje, me një stres, me një frikë të madhe pasi dihet si është situata atje. Thonë që në këto momente ka rënë pjesa e të infektuarve, por gjithsesi mbetet vërtet ende shumë e rrezikshme dhe jam shumë në merak për tim atë, që është në kontakt me të infektuarit.
Rudina Magjistari: Në cilën zonë të Italisë?
Kiara Tito: Në zonën e veriut Rudina, është edhe zona më e prekur, më e rrezikuar!
Rudina Magjistari: Si ta ka përshkruar ai situatën prej andej?
Kiara Tito: Situata është e rrezikshme dihet, e prekshme dihet se ka kontakte me gjëra nga më të frikshmet, por duke shpresuar për më të mirën gjithmonë, nuk ka zgjidhje tjetër, duhet të mundohemi ta shohim në mënyrë pozitive sepse përndryshe… /tvklan.al