Rovena Ibrahimi ndez studion: “Beqari”, hiti i kësaj vere

Artan Imami dhe Ema Andrea në një komedi sentimentale, 25 vjet burrë e grua

Nga ritualet para shfaqjes te ‘gafat’ në skenë, intervista ndryshe e Ema Andreas dhe Artan Imamit

Ema Andrea dhe Artan Imami do të sjellin në data 3-5 qershor shfaqjen “Nuk do të gënjejmë kurrë”. Këtë  herë ata vijnë si një çift i martuar prej 25 vjetësh që veç të qeshurave, do ta gjejnë veten shumë njerëz. 

Veç shfaqjes, në programin “Rudina” në Tv Klan u trajtua edhe një intervistë interesante nisur nga puna e tyre si aktorë. Me pyetje të ndryshme për secilin, zbuluam ritualet e Ema Andreas para një shfaqjeje apo ngatërresat e Artan Imamit gjatë saj.

Rudina Magjistari: A ke ti ndonjë hajmali që e mban gjithmonë me vete në ndonjë shfaqje ose bën ndonjë ritual?

Ema Andrea: Rituale bëj, bëj ‘nxehje’, nuk flas gjysmë  ore.

Rudina Magjistari: A je ti supersticioze dhe mban diçka për të sjellë fat,  një lloj sigurie, një lloj qetësie me veten?

Ema Andrea: Jo, kam rituale përpara që do të tthotë i falem natyrës, ndonjëherë ndez temjan kur ndiej energji të keqe që nuk është pak nëpër ca ambiente por jo,  pastaj me veten, kafe, cigare, qetësi, ‘nxehje’.

Rudina Magjistari: Artan, hera e fundit kur ke ngatërruar një tekst në skenë dhe si ke vepruar?

Artan Imami: Gjithmonë ngatërrohem, s’e kam problem. I them publikut e morët vesh ju që u ngatërrova unë? Punë e madhe!

Rudina Magjistari: Po kjo e ngatërron partnerin që ke në skenë?

Artan Imami: Ndonjëherë e ngatërroj unë kastile.

Rudina Magjistari: Edhe çfarë ndodh?

Ema Andrea: Ndodh që partneri i thotë “vazhdo”.

“E priste më me emocion se kushdo”, Artan Imami ndan kujtimin me nënën e ndjerë

Artan Imami ndau një kujtim shumë të çmuar gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan.  Aktori rrëfeu se njeriu që ka ndjekur çdo shfaqje të tij ka qenë nëna e ndjerë. I emocionuar, ai tregoi se edhe gjatë rrugës për në intervistë, mori gabimisht kthesën tjetër që do ta dërgonte pranë saj.

Rudina Magjistari: Cili pjesëtar i familjes tënde nuk ka humbur asnjë shfaqje tënden?

Artan Imami: Mamaja ime sa ishte gjallë.

Rudina Magjistari: Ishte gjithmonë në shfaqjet e tua?

Artan Imami: E priste ajo me më shumë emocion sesa gjithkush tjetër.

Rudina Magjistari: Të mungon shumë, e ndien?

Artan Imami: Edhe tani që po vija këtu nuk e kisha mendjen se po flisja në telefon dhe tak, mora kthesën gabim, atë që të çon në varreza. Pastaj u kujtova, po flisja me Emën dhe thashë kam ngatërruar rrugën, u ktheva.

As aktore, as balerinë, Ema Andrea zbulon “profesionin tjetër”

Ema Andrean e njohim si aktore e dikur edhe balerinë, dy profesione të lidhura me të bukurën, artin dhe skenën. Por ajo ndan në “Rudina” në Tv Klan edhe një ëndërr tjetër të sajën duke na treguar një dimension ndryshe që s’do ta kishim imagjinuar kurrë.

Rudina Magjistari: Nëse nuk do të ishe bërë aktore dhe as balerinë, çfarë do të ishe bërë në jetë?

Ema Andrea: O shkencëtare, o pilote.

Rudina Magjistari: Vërtet? Pilote avioni?

Ema Andrea: Po, po.

Rudina Magjistari: Të pëlqen?

Ema Andrea: U! Shumë! Ikën nga rutina, banaliteti që ndonjëherë shoqëria ta ofron, je zot i fluturimit, një gjë që njeriu s’e ka të lehtë, s ‘mundet ta bëjë realisht dhe kam përshtypjen që vetmia mes teje dhe qiellit është e paçmuar.

Rudina Magjistari: Po shkencëtare?

Ema Andrea: Sepse jam kreative, më pëlqen t’i shkoj gjërave deri në fund për të bërë diçka të re,   më pëlqen të jem kreative, të shpik, më punon truri ndonjëherë edhe në jetën e përditshme si ta gjej një zgjidhje pa thirrur ustain. Kam përshtypjen që do të isha bërë shkencëtare, më pëlqen të bëj gjëra.

/tvklan.al

“Rrëfehen” Artan Imami dhe Ema Andrea/ Aktorët në një intervistë ndryshe