Nën kujdesin e aktores së mirënjohur Ema Andrea, është çelur në Tiranë “Mediums”, Festivali i Teatrit Bashkëkohor, me pjesëmarrjen e artistëve e kritikëve ndërkombëtare.
Aktiviteti nisi me monologun “Të prezantoj Shqipërinë” nga Klaus Martini, një shqiptar i rritur në Itali dhe i diplomuar për aktrim.
Një monolog i përbërë nga histori autobiografike, fragmente nga shkrimet e Pier paolo Pasolinit dhe ripunime autoriale.
Producentja e këtij festivali Ema Andrea tha se evente të tilla i mungojnë kryeqytetit.
Ema Andrea, producente e festivalit: Teatri si çdo formë arti është si ajri nuk ka gjeografi. Pavarësisht fjalës do të donim që kjo gëj të kthehej në realitet në kryeqytetin tonë. Besoj se ka ardhur koha dhe besoj se jemi pak vonë të kemi evente të tilla, të kemi ngjarje të tilla artistike në kryeqytet, ngjarje ku ne takohemi pa gjeografi dhe gjuha e folur është gjuha e të bukurës.
Ky festival synon të vendosë kryeqytetin në kalendarin e eventeve më të rëndësishme artistike në nivel ndërkombëtar duke nxitur edhe turizmin kulturor, si dhe të kthehet në një iniciativë vjetore, duke vendosur Tiranën dhe Shqipërinë çdo vit në dinamikat e artit bashkëkohor.
Klan News