Të ftuar: Saimir Kodra, Ema Andrea, Jorida Meta, Andi Begolli, Xhoana Karaj
Aktorët e dublimeve/ Zërat në shqip të yjeve të filmave për fëmijë
“Kam jetuar një muaj me fjalët e gomarit te ‘Shreku’”, Saimir Kodra tregon eksperiencën e tij me dublimin e filmave për fëmijë
Gazetari i njohur Saimir Kodra ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku ka treguar eksperiencën e tij me dublimet e filmave për fëmijë. Kodra me zërin e tij ndër të gjitha rolet njihet më së shumti për atë të gomarit në filmin “Shrek”.
Gjatë bisedës në studio gazetari tregon mes të qeshurave se historia e tij me gomerët ka nisur shumë herët që në fëmijërinë e tij kur shkonte në fshat.
Ndërkohë lidhur me eksperiencën e tij në dublimin e filmave për fëmijë Saimir Kodra shprehet se është nje punë e madhe që kërkon përkushtim. Sa i përket filmit “Shrek” ai ka treguar se ka jetuar një muaj me fjalët e gomarit në mënyrë që t’i përshtaste sa më mirë në shqip.
Zërin e saj e kemi dëgjuar në filmat për fëmijë, Ema Andrea: Dublimi ka qenë një përgjegjësi për të përçuar gjuhën shqipe
Zërat e dublimeve kanë qenë sot tema e trajtuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Të ftuar në studio kanë qenë aktorë, zërat e të cilëve na kanë shoqëruar përgjatë viteve në filmat për fëmijë. Saimir Kodra, Ema Andrea, Jorida Meta, Xhoana Karaj dhe Andi Begolli janë disa nga personazhet të cilët kanë treguar eksperiencat e tyre gjatë bisedës në studio.
Ema Andrea e cila ndër të tjera njihet për zërin e personazhit Dori tek filmi, “Në kërkim të Nemos” gjatë bisedës në studio tregon se edhe tani që kanë kaluar shumë vite takon të rinj që i thonë se janë rritur me zërin e saj.
Aktorja shprehet se dublimi ka qenë për ta një përgjegjësi për ta përçuar gjuhën shqipe ku përmendi edhe faktin që këto filma kanë ndihmuar edhe fëmijët në emigrim që të mësojnë gjuhën shqipe.
Ema Andrea: Shpesh takon të rinj që thonë jam rritur me zërin tënd. Për personazhe të ndryshëm, apo kanë një pauzë kur të dëgjojnë dhe të thonë pse të njoh unë ty. Dhe kjo ka besoj një të mirë të ndërsjelltë sepse ti je në kujtesë edhe të një brezi që ndoshta nuk i ndjek për shumë motive veprat e tua artistike. Ka qenë për ne edhe një përgjegjësi për ta përçuar gjuhën shqipe. Ne e dimë shumë mirë që sot gjuhët e huaja sepse tregu, nevoja janë bërë pothuajse primare në edukimin e fëmijëve, apo ka edhe shumë shqiptarë që jetojnë përtej kufinjve të cilët kanë këtë mundësi për t’jua ofruar fëmijëve për të mos e humbur gjuhën, tingëllimin, gjuhën e drejtë, pra për ne ka qenë edhe një përgjegjësi për mënyrën se si e kemi ndërtuar.
Rudina Magjistari: Në fakt si kanë ardhur kohët duhet të luftojmë për të ruajtur gjuhën shqipe. Nëse dikur thuhej që e zbeh mundësinë për të dëgjuar anglisht ndërkohë tani themi sa mirë që po dëgjojmë shqip.
/tvklan.al
1 Qershori/ Objektet e të ftuarve që të çojnë në fëmijëri
Foto e rralla të fëmijërisë/ Të ftuarit ndajnë kujtimet në studio