Të ftuar:
Enada At` Nikolla – Stiliste
Rea Nuhu – Këngëtare
Tanja Porja – Meterologe “Metoealb”
Pavarësisht se në fillim të javës u duk sikur stina e pranverës më në fund kishte ardhur, duket se ndryshimi i kushteve atmosferike dhe i temperaturave vazhdon.
Meterologia e “MeteoAlb”, Tanja Porja ishte sot në studion “Rudina” në Tv Klan nga ku foli për ndryshimin e kushteve atmosferike. Sipas meterologes mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të freskëta, ndërsa mesdita do të ketë temperatura të nxehta që do të arrijnë deri në 24 gradë celsius.
“Fundjava do të ketë kushte të favorshme në shumicën e orëve të saj, por më konkretisht e premtja dhe e shtuna mbeten të rrezikuara, jo i gjithë territori shqiptar, por zona të caktuara. Nuk do të ketë reshje të vazhdueshme por të papërfillshme. Do të ketë shira në zonat lindore. Sot mbeten të rrezikuara e gjithë lindja, zona veriore dhe ajo qëndrore. Zonat veriore duke filluar nga Bajram Curri e deri poshtë Lezhës do ketë kthjellime dhe reshje të lehta. Rrezikohet edhe qendra e vendit ku është edhe qyteti i Tiranës. Ndërsa jugperëndimi parashikohet kryesisht me kthjellime. I gjithë Prilli do të ketë vranësira prezente, nuk do të na lenë të shijojmë një qiell totalisht të kthjellët. Mbrëmjet dhe mëngjeset do të jenë të freskëta gjatë gjithë Prillit dhe mesdita do ketë temperatura të larta përjashtuar ditët kur mund të ketë shira. Temperaturat kryesisht do të shënojnë minimalen nga 4 dhe 16 gradë dhe gjatë mesditës në zonat e Korçës.
Tirana qëndron tek vlerat 8-9 apo 12 gjatë mëngjeseve dhe në mesditë deri në 24 gradë, nuk është shumë larg temperaturave normale. Zonat lindore që nga Hasi deri në Bilisht ka patur temperatura të ulëta gjatë mëngjeseve dhe deri në 22 gjatë gradë mesditës. Gjatë gjithë kësaj periudhe vranësirat do të jenë të bezdisshme. Sot, të premten dhe të shtunën reshjet do të jenë të bezdisshme, të dielën kthjellohehet dhe java që vjen parashikohet pa reshje.
E shtuna do të jetë e favorshme për ata që duan të udhëtojnë, por jugu rrezikohet nga shirat. E diela do të jetë e kthjellët në të gjithë vendin dhe e gjithë java do të vijojë e kthjellët.
Kemi paqëndrueshmëri në mes të muajit Prill në datat 14, 15 dhe 16 ku do ketë prezencë të reshjeve dhe ulje të temperaturave. Kjo do të zgjasë vetëm këto ditë dhe më pas moti stabilizohet”, tha Porja.