Pro-rusi Calin Georgescu kryeson sondazhet për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të 8 Dhjetorit në Rumani, teksa zbulimi vendas jep alarmin se shërbime të huaja sekrete po përdorin rrjetet sociale për të ndikuar masivisht tek votuesit.
Agjencia e lajmeve Reuters u referohet sondazheve në Rumani, që i japin një fitore me 60% të votave radikalit të djathtë Georgescu, i cili kandidon si i pavarur kundrejt Elena Laskonit, pro-europianes së qendrës së djathtë që parashikohet të ketë 40% mbështetje.
62-vjeçari doli papritur i pari në raundin e parë të presidencialeve, duke thyer parashikimet e çdo sondazhi, aq sa Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesat për rinumërimin e votave mes dyshimeve për manipulim. Megjithatë rinumërimi konfirmoi të njëjtin rezultat, pavarësisht se në zgjedhjet parlamentare të së Dielës, në krye dolën socialdemokratët në pushtet.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Calin Georgescu paralajmëroi ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën, tepër e rëndësishme nga një vend kufitar dhe aleat i NATO-s si Rumania.
Tv Klan