Fituesi surprizë i ekstremit të djathtë të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të Rumanisë ka mohuar se dëshiron të largohet nga NATO dhe Bashkimi Evropian. Calin Georgescu, një figurë shumë pak e njohur, fitoi më 24 nëntor duke mposhtur favoritët, përfshirë kryeministrin, Marcel Ciolacu nga Partia e Socialdemokratëve e cila ka mbizotëruar në Rumani me dekada.
“Unë nuk dua të largohem nga NATO, nuk dua të largohem nga Bashkimi Evropian. Ajo që dua, është të mbaj një qëndrim, të mos gjunjëzohem atje. Siç thashë, ne duhet të bëjmë gjithçka në interesin tonë kombëtar”.
Georgescu, ka qenë kritik ndaj NATO-s dhe pozicionit pro-ukrainas të Rumanisë dhe ka thënë se vendi duhet të angazhohet, jo të sfidojë Rusinë. Politikani i ekstremit të djathtë fitoi shumicën e votave i mbështetur më shumë nga votuesit e rinj dhe rumunët që jetojnë jashtë . Ndërkohë fushata e tij u drejtua rrjeti social Tik Tok. Më herët u organizuan edhe protesta nga qytetaret kundër Georgescu duke shprehur shqetësimin e tyre për qëndrimet radikale të tij dhe të ardhmen e vendit të tyre.
Klan News