Kandidati i ekstremit të djathtë Calin Georgescu sërish kryeson në sondazhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të 8 Dhjetorit. Pro rusi deri më tani kryeson me 60 % të votave i cili kandidon si i pavarur kundrejt Elena Laskonit, pro-europianes së qendrës së djathtë që parashikohet të ketë 40% mbështetje.

62-vjeçari doli i pari në raundin e parë të presidencialeve me një fushatë të bërë në platformën Tik Tok, duke thyer parashikimet e çdo sondazhi, aq sa Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesat për rinumërimin e votave mes dyshimeve për manipulim. Por nga ana tjetër agjencitë e zbulimit në Rumani kanë ngritur alarmin se shërbimet e huaja sekrete po përdorin rrjetet sociale për të ndikuar masivisht tek votuesit.

Calin Georgescu, një skeptik i ekstremit të djathtë të NATO-s, i cili ka mbështetur më parë Vladimir Putin, ishte pothuajse i panjohur në Rumani derisa fitoi raundin e parë të votimit në zgjedhjet presidenciale dy javë më parë. Inteligjenca rumune thotë se rritja e popullaritetit të tij është rezultat i një fushate shumë të organizuar në mediat sociale, duke përdorur edhe influencues.

Georgescu ka thënë gjithmonë se ai shpenzoi zero para për promovimin e zgjedhjeve. Por dokumentet e inteligjencës identifikojnë një llogari të TikTok për të cilën ata thonë se ka bërë pagesa prej 381,000 dollarësh në vetëm një muaj nga 24 tetori  për përdoruesit që promovonin Georgescu.

Ndërkaq në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Calin  Georgescu paralajmëroi ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën, tepër e rëndësishme nga një vend kufitar dhe aleat i NATO-s si Rumania. Georgescu vuri gjithashtu në pikëpyetje efektivitetin e financimit të Bashkimit Evropian dhe tha se interesat e Rumanisë do të ishin të parët nëse ai fitonte.

Klan News