Kompania shtetërore ruse e gazit natyror Gazprom ndërpreu në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune furnizimin për kompaninë më të madhe të gazit në Austri, OMV.
Shkak për këtë u bënë mosmarrëveshjet mes dy kompanive pas ndërprerjes së njëanshme të furnizimit me gaz nga Gazprom për një degë gjermane të kompanisë austriake në vitin 2020. OMV u shpreh se nuk të vijojnë pagesat për Gazprom derisa ajo ta dëmshpërblejë me 230 milionë Euro sipas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit.
Pas ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia, ka reaguar menjëherë kancelari austriak Karl Nehammer që në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp tha se gjithsesi vendi ka të sigurt furnizimin nga burime alternative për këtë dimër dhe askush nuk do të ngrijë nga i ftohti. Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në 2022 për shumë vende në Europë që nuk pranonin ta paguanin atë me rubla si pjesë e sanksioneve për luftën në Ukrainë.
Pas kësaj qeveritë evropiane siguruan gazin me çmime më të larta, duke e sjellë me anije nga SHBA-ja dhe Katari. Austria e merr 98% të gazit të saj nga Rusia. Tashmë ajo ka siguruar kontrata furnizimi nga Gjermania, Italia dhe Holanda.
Tv Klan