Dy raketa balistike ruse kanë goditur një institut ushtarak në qytetin Poltava në Ukrainë, duke vrarë të paktën 41 persona dhe plagosur 180 të tjerë.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, raketat kishin goditur menjëherë pasi ranë sirenat që njoftojnë për sulme ajrore, e ndërsa shumë njerëz po drejtoheshin drejt vendstrehimeve për t’u mbrojtur nga bombardimet.
Ekipet e kërkim-shpëtimit si dhe mjekët shpëtuan 25 persona, 11 prej të cilëve u nxorën nga rrënojat. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ka bërë të ditur se ka urdhëruar një hetim të plotë dhe të shpejtë mbi ngjarjen, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Sulmi duket se është një nga më të përgjakshmit kryer nga forcat ruse që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt të vitit 2022.
Klan News