Russell do ta mirëpriste Max Verstappen si shokun e tij të skuadrës në Mercedes.

Dy 26-vjeçarët konsiderohen si ndër talentet e shquar të moshës së tyre, por holandezi ka qenë i jashtëzakonshëm në tri sezonet e fundit, duke fituar tri kampionate botërore në Formula 1.

Verstappen ka kontratë me Red Bull deri në fund të vitit.

Por me rregulloren e re nga viti 2026, Verstappen mund të ndryshojë skuderi nëse paguhet 93 milionë euro në një vit.

Cilado skuderi, nëse do të mund të përballonte çmimin e tij dhe do t’i ofronte një makinë konkurruese, nuk do të refuzonte shërbimet e holandezit, pavarësisht çmimit.

Për “Daily Mail”, Russell dha përshtypjet e tij për të qenë në një skuderi me Vershtappen

George Russell, pilot i Mercedes: Nuk do të shmangesha nëse do të garoja përkrah Maksit, as nuk do t’i bëja bisht nëse ai do të bëhej pjesë e jona. Unë pata një sfidë të madhe kur u bashkova me Mercedesin,  ku ishte pjesë një nga pilotët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe garova kundër tij. Kjo është ajo që unë mund të bëj! Maks mund ta bëjë pushim në 2026 dhe të shikojë se cila skuderi është më e mirë për të! Nuk do të befasohesha nëse do ta bënte!

Për shkak të konflikteve brenda skuderisë së Red Bull, janë shtuar zërat për një largim të holandezit.

Shefi i Mercedesit Toto Wolff dëshiron që ta shfrytëzojë situatën për ta bindur Vershtappen të bëhet pjesë e ekipit të tij. Disa herë ka tentuar, por piloti ka zgjedhur të qëndrojë te Red Bull.

Klan News