Zyrtarizohen kandidatët e 7 subjekteve zgjedhore që do garojnë në 11 Maj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të diel listën shumë emërore të partive dhe koalicioneve. Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, pas kësaj mbledhje nga KQZ, partitë politike nuk kanë më asnjë mundësi për të bërë ndryshime në listat e tyre.
Beteja më e ashpër parashikohet me socialistëve dhe kampit opozitar të krijuar nga PD, me dhjetëra parti të tjera në koalicion. Partia Socialiste vjen me një listë prej 186 kandidatësh, kryesisht të rinj në listën e mbyllur. Me të njëjtin numër kandidatësh prezantohet dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Më pak se gjysma e deputetëve 19 nga 52 që janë aktualisht do të jenë në listën e mbyllur të demokratëve. Pjesa tjetër e tyre do të duhet të garojë në pjesën e hapur ndërsa nuk mungojnë as të rikthyerit. Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listën e kandidatëve të “Lëvizjes Bashkë”, e cila u bë e para parti që zyrtarizoi garuesit e 11 Majit.
Klan News