Koncerti kthehet në tragjedi në qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut.
Këto janë momentet kur një klub nate përfshihet nga flakët kur në skenë performonte banda muzikore ADN. Shkak i rënies së zjarrit që u përhap me shpejtësi sipas autoriteteve është bërë përdorimi i lëndëve prioteknike.
Raportohet për të paktën 60 viktima dhe mbi 150 të plagosur. Mes viktimave është edhe një vajzë 14-vjeçare si dhe një punonjës policie. Të lënduarit u transportuan me helikopter dhe ambulanca në spitalet e Koçanit Shtipit dhe Shkupit. Mësohet se ata janë të moshës nga 18 në 20 vjeç. Në ndihmë të bluzave të bardha kanë ardhur edhe ekipe mjekësore nga Bullgaria.
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha se të gjithë përgjegjësit do të dalin para ligjit. Autoritetet kanë bërë përgjegjës disa persona për tragjedinë të cilët janë arrestuar përfshirë edhe pronarin e lokalit, i cili ka rënë në pranga.
Një reagim pati edhe kryeministri Hristijan Mickoski i cili shkruajti në Facebook se kjo ishte një ditë e vështirë dhe e trishtë për vendin ndërsa qeveria shpalli 7 ditë zie.
Kjo është ajo që ka mbetur pas nga klubi i natës ku ra zjarri. I gjithë objekti thuajse është shkatërruar ndërsa nga hetimet ka rezultuar se flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të lëndës drusore të tavanit të lokalit.
Klubi i natës në Koçan mësohet se që prej shkurtit të vitit të shkuar nuk ishte i pajisur me licensën e duhur ndërsa ka funksionuar përtej kapacitetit. Bëhet e ditur se në momenti që ka rënë zjarri brenda objektit kanë qenë 1500 persona.
Klan News