Pas popullaritetit të serialit “Squid Game”, fansat filluan të ndjekin trende të krijuara prej tij. Shumë shpejt pas publikimit, të gjithë në internet po flisnin këtë dramë koreane. Loja e famshme e serialit “Red Light, Green Light”, nuk ishte e vetmja që tërhoqi njerëzit.

Një nga këto trende ishteëmbëlsira e famshme me forma objektesh sipër saj. Bëhet fjalë për karamelen “dalgona”. Kjo është një ëmbëlsirë e vjetër që shitet në rrugët e Koresë, e cila u bë pjesë edhe e “Squid Game”. Mund të jetë nostalgji por përsëri interneti po fliste vetëm për këtë karamele.

Por a është dalgona e shëndetshme? Një karamele e vogël është e bërë më 1.5 lugë gjelle sheqer dhe pak sodë për pjekje duke u llogaritur 60 kilokalori.

Vlerat ushqimore të karameles dalgona

Karbohidrate 15 gramë

Sheqer 15 gramë

Sodë 270 mg

E përbërë me sheqer, kjo ëmbëlsirë është e pasur me energji. Sidoqoftë konsumimi i sheqerit të bardhë nuk rekomandohet për shëndetin dhe për stërvitje në palestër.

Karamelja nuk ka yndyrna dhe shtesat e sheqerit transformohen në yndyrna trupore, duke rezultuar në shtim peshe. Ajo ofron vetëm kalori të pashëndetshme dhe asnjë vitaminë, minerale, fibra apo lëndë të tjera. Sigurisht ashtu siç janë edhe të gjitha ushqimet që shërbehen në rrugë, ato janë për t’u konsumuar për një kohë të shkurtër.

Gjithsesi nuk është zgjedhja më e mirë. Nëse konsumohet në mënyrë të moderuar nuk është e dëmshme por nëse tejkalohet masa mund të çojë në shtim peshe, niveleve të larta të sheqerit në gjak, dëmtim të dhëmbëve dhe shumë të tjera./tvklan.al