“Squid Game”, seriali i famshëm koreano-jugor që në 2021-shin u shndërrua në fenomen me sezonin e tij të parë, rikthehet muajin tjetër me seritë e reja në të dytin. “Netfliks” publikoi në Youtube klipin përmbledhës zyrtar të skenave më kryesore të serive të reja.

Në përshkrimin përmbledhës që shoqëron klipin, thuhet se aktori koreano-jugor Lë Jung-jae, i vlerësuar me një çmim Emmy për rolin e protagonistit Gi-hun, lojtarit fitues 456 në sezonit të parë, hyn sërish në lojë me një plan të ri në mendje.

“Gi-hun zhytet në një lojë tjetër lojë për jetë a vdekje me pjesëmarrës të rinj të mbledhur për të fituar çmimin prej 45.6 miliardë Dollarësh.”

Premiera pritet të nisë më 26 Dhjetor, ndërsa Netfliks njoftoi se sezoni i tretë, do të jetë i fundit dhe parashikohet për vitin e ardhshëm.

Tv Klan