Ish-ministri Saimir Tahiri pas dënimit me 3.4 vite burg ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale.

Saimir Tahiri: Ju dua shumë të gjithëve! Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjesht padrejtësi!

Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi ketë të premte të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Kreu i trupës gjykuese deklaroi se provohet lidhja e Tahirit me Moisi Habilajn dhe Artan Habilajn teksa shtoi se është verifikuar se ish-ministri ka shpërdoruar detyrën dhe ka përfituar shërbime të padrejta duke dëmtuar shtetin.

Ish-ministri do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Tahiri ka të drejtën e rekursit në Gjykatën e Lartë 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi./tvklan.al