Këshilli Evropian ka konfirmuar zyrtarisht se mbledhja e rradhës e Komunitetit Politik Europian do të mbahet në Budapest më 7 nëntor të vitit 2024 ndërsa në gjashtë mujorin e parë të vitit 2025 samiti i lidereve do të zhvendoset në Tiranë dhe më pas në Kopenhagen. Vendimi u mor në përfundim të samitit të Londrës.
Sipas kryeministrit Rama ky është një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Deri dje thekson kryeministri në një postim në rrjetet sociale s’mund të imagjinohej që shqiptarët të respektoheshin si të barabartë dhe vendi i tyre të bëhej stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik. Sipas Ramës Shqipëria dikur shikohej si një periferi e prapambetur ballkanike.
Komuniteti Politik Evropian iniciative e presidentit francez Macron e ndërmmarrë në vitin 2022 është një forum pan-evropian, në përbërje më shumë se 40 krerë të shteteve edhe nga jashtë BE-së. Disa kritikë e konsiderojnë Komunitetin Politik Evropian si një mekanizëm që u ngrit për të ngadalësuar zgjerimin e shpejtë të BE-së duke mbajtur në dhomën e pritjes pa afat shtetet ballkanike, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë Perëndimore.
Komuniteti Politik Evropian nuk është një organ vendimmarrës si Bashkimi Evropian apo aleanca e NATO-s. Në mbledhjet e tij nuk publikohet asnjë deklaratë, nuk zbatohet asnjë traktat apo ligj, por shkëmbehen pikëpamje dhe rivendosen ura komunikimi siç ishte rasti i fundit mes Ramës dhe Mitsotakis.
Klan News