Ndalimi pjesë e fushatës së Presidentit Erdogan
Fatih Keskin, shtetas i Turqisë dhe drejtor i një kolegji në qytetin e Bihaçit, në veriperendim të Bosnjë-Hercegovinës, është arrestuar këtë fillim jave dhe është dërguar në një qendër për grumbullimin dhe më pas dëbimin e të huajve. Një avokat i zotit Keskin tha se aktakuza për klientin e tij është ‘kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare’. Organet kompetente në Sarajevë nuk dëshiruan të komentojnë rastin.
“Është herët ta komentoj këtë për shkak se ekzistojnë fakte të ndryshme, si të them, kontradiktore, prandaj ju lutem t’më jepni më shumë kohë që të verifikohen të gjitha faktet dhe të shohim gjithë atë që kanë punuar agjencitë tona dhe pastaj do të marrim vendimin përfundimtar”, deklaroi për televizionin Al Jazzera, ministri i Brendshëm i Bosnjë e Hercegovinës. Ndërkaq, bashkëshortja e profesorit Keskin tha se ishte e shqetësuar për sigurinë e burrit të saj.
“Unë jam bashkëshorjtja e Fatih Keskinit i cili sot pa të drejtë u çua në Sarajevë, pas bisedës me policinë. Burri im 15 vjet punon në arsimin e Bosnjë-Hercegovinës dhe mundohet që në çdo mënyrë të kontribuojë për këtë shtet të cilin e shikon si atdheun e tij. Jemi të pikëlluar për këtë që ndodhi. Kam frikë për sigurinë e bashkëshorit tim”, tha në një deklaratë gruaja e Fatih Keskinit.
Media në Sarajevë ngre dyshime se ndalimi i këtij shtetasi turk është pjesë e fushatës së Presidentit Rexhep Taip Erdogan kundër të ashtuquajturve gylenistë, kreu i të cilëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka prej vitesh statusin e azilantit politik. /klanmacedonia