Smogu ka pushtuar Sarajevën. Autoritetet në Bosnjë-Hercegovinë u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë brenda në shtëpi ndërsa fluturimet janë pezulluar.

Kompania zvicerane e teknologjisë së cilësisë së ajrit IQAir, e renditi qytetin si të tretin më të ndotur në botë. Shumë banorë janë detyruar të mbajnë maska.

Sarajeva dhe qytetet e tjera të mëdha në Ballkan janë tradicionalisht shumë të ndotura gjatë muajve të dimrit pasi shumë qytetarë zgjedhin të përdorin qymyrin dhe drurin për ngrohje.

Ekspertët kanë paralajmëruar për efektet në shëndetin e njerëzve, sepse ajri i ndotur sjell sëmundje të ndryshme dhe ka rritur numrin e vdekjeve në Sarajevë. Planifikimi urban jo i duhur dhe shtimi i ndërtesave të larta e kanë përkeqësuar problemin vitet e fundit.

Klan News