Sekreti i efektit të vaksinave është tek qelizat e palcës kurrizore. Janë përgjegjëse për koagulimin e gjakut dhe kanë rol parësor në prodhimin e antitrupave.
Këtë thekson një studim i Universitetit amerikan Stanford dhe i publikuar në revistën shkencore “Nature Immunology”, duke u konsideruar shumë i rëndësishëm pasi hapet rruga për të kuptuar përse disa vaksina kanë një mbrojtje që zgjat gjithë jetën e disa të tjera vetëm disa muaj, siç është ajo e zakonshmja antigrip.
Pasi të zbërthehet mirë mekanizmi, mund të krijohen në të ardhmen vaksina që të kenë një mbulim shumë më të gjatë në kohë, por edhe krijimi i planeve të vaksinave të personalizuara duke u bazuar në përgjigjet imunitare të secilit.
Në studimin e kryer fillimisht mbi 50 vullnetarë, ekipi kërkimor ka angazhuar edhe Inteligjencën Artificiale, duke identifikuar firmën molekulare dhe aktivizimin e sistemit imunitar, disa ditë pas injektimit të vaksinës përkatëse.
Klan News